Tenis: Medvedev fiton në Vienë, Aliassime triumfon në Bazel

Janë mbyllur dy turne ATP që u zhvilluan gjatë javës së kaluar në Bazel të Zvicrës dhe në Vienë të Austrisë. Dy turne të rëndësishëm për renditje dhe për të përcaktuar tenistët që do të shkojnë në finalet e turneut ATP, pas dy javësh në Torino.

Në Bazel, fitues i turneut doli tenisti kanadez Felix Auger-Aliassime. Në finale, ai mposhti 2-0  në setre 6-3 dhe 7-5 danezin Holger Rune, në një ndeshje të dominuar nga kanadezi. Për Aliassime kjo është fitorja e 13-të radhazi në karrierë, titulli i tretë në tri javë, pas atyre në Firence dhe Anversë.

Një titull i rëndësishëm për Aliassime (i katërti për këtë vit), që siguron një biletë për në finalet ATP. Në turneun e Bazelit, që zhvillohet në shtëpinë e Roger Federer, në gjysmëfinale, ai pat eliminuar spanjollin Carlos Alcaraz, numrin 1 në botë.

Titullin e tyrë për këtë vit siguron edhe rusi Daniil Medvedev, që triumfoi në turneun e Vienës. Në finale, ai mposhti kanadezin Denis Shapovalov  2-1 në sete 4-6, 6-3 dhe 6-2,

Edhe Medvedev kualifikohet direkt për në finalet ATP të Torinos, në një ndeshje ku vuajti disi, por më pas e meritoi fitoren dhe 500 pikët, që e ngjisin në vendin e tretë të renditjes botërore. Për rusin ky është sukesi nr.15 në karrierën e tij.

 /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share