Aksident në magjistralen Shkup-Kumanovë, katër të lënduar

Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Shkup-Kumanovë, përballë autostradës Miladinovci.

Sipas informacioneve, vetura “Peugeot” me targa të Shkupit e drejtuar nga B.B.(52) nga Shkupi dje ka dalë nga rruga.

Në aksident janë lënduar rëndë pasagjerët L.I.(77), B.I.(81) dhe M.D.(75), të gjithë nga Shkupi, ndërsa B.B. është konstatuar me lendime të lehta në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.

Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues SPB Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share