ISLAMOGLU : S`KEMI NEVOJË PËR MATERIALE PËR NXEHJE
Në kushte të krizës energjetike, qindra nxënës të Shkollës Fillore në Vrapçisht, përballen me mungesë ngrohjeje në ambientet e klasave. Autoritetet e shkollës sigurojnë se pas një ndërhyrjeje cështja e ngrohjes është rregulluar dhe se s`ka vend për shqetësime. Klan Maqedoni ishte në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën.
Në shkollën fillore të Vrapcishtit ku aktualisht mësojnë mbi 500 nxënës të nacionaliteteve të ndryshme disa prind u ankuan se shkolla nuk ka as energji elektrike e as nxehje, ekipet tona shkuan në terren.
“Qytetar të shqetësuar, denoncuan në TV KLAN M se në shkollën fillore Vrapçisht, të komunës së Vrapçishtit nuk ka energji elektrike dhe se nuk ka nxehje në shkollë, erdhëm nga afër për të parë situatën.
Takuam edhe drejtorin e kësaj shkolle i cili tha se çështja e energjisë elektrike është rregulluar pas një defekti e për nxehjen e objektit u shpreh se kushtet klimatike janë te mira dhe se nuk ka nevoje për nxehje.
“Në objektin e ri te shkollës ishim pa energji elektrike për një kohë por ky problem u zgjodh, gjatë ndërtimit të sallës sportive ndodhi një problem nga ana e kompanisë që ndërton sallën dhe pas këtij problemi u instalua rrjet i ri i kabllove dhe momentalisht shkolla ka energji elektrike por siç thash ky problem u zgjodh dhe mësimi vazhdon pa asnjë pengese, e për ngrohjen e objektit të shkollës materie për nxehje të objektit kemi por meqenëse koha është e ngrohët jashtë nuk kemi nevoje që të kyçim nxehjet në shkollë dhe jemi të gatshëm ta kyçim kur të ketë nevojë” – tha drejtori i shkollës fillore Vrapçisht, Sami Islamoglu.
Edhe pse drejtori i shkollës fillore Vrapçishti tha se për nxehje të objektit nuk ka nevojë, prindër të shqetësuar të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerave, thanë se në këtë shkollë fëmijët mësojnë vetëm ndërrim i parë dhe në mëngjes temperaturat janë të ulëta dhe se kjo çështje nëse nuk zgjidhet brenda javës do te dalin para komunës së Vrapçishtit për të kërkuar përgjigjen e kryetarit të kësaj komune së përse nuk ka nxehje në ketë shkollë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri