Inflacioni në Itali ‘thyen’ çdo parashikim

Kryeministrja Meloni: Duhet të veprojmë urgjentisht

Inflacioni i lartë  shtrëngon xhepat e italianëve dhe bëhet kështu pengesa e parë me të cilën do të duhet të përballet qeveria e re me në krye Giorgia Meloni.

Shifrat e tetorit të publikuara nga ISTAT janë një tronditje e papritur që i tejkalon të gjitha parashikimet. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit nga 8,9% në 11,9%, niveli më i lartë që nga Marsi 1984-s. Ky është kërcimi më i madh që nga viti 1954, vit në të cilin u krijua Instituti Kombëtar Italian i Statistikave.

Çmimet e energjisë po rriten, por edhe produktet ushqimore pritet të kenë të njëjtin fat. Në këto kushte ndërhyrja e qeverisë bëhet jetike.

“Duhet të veprojmë urgjentisht”, deklaroi Meloni, e cila, duke folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz, përsëriti nevojën e masave konkrete për uljen e çmimeve të energjisë.

Bizneset, konsumatorët, por edhe sindikatat  kërkojnë masa kundër faturave të shtrenjta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share