Liridona Beqiri: Gratë të mos shndërrohen në instrumente, sidomos partiake!

Mysafire në emisionin e mëngjesit në Happy Day ishte aktivistja e organizatës”Ezra” Liridona Beqiri e cila tha se për “Ezra”-n ky është tetori i parë, pasi është organizatë e re, e cila nuk do fokusohet vetëm te sëmundja e kancerit të gjirit por do të zgjerojë veprimtarinë për shumë sëmundje por edhe për problemet e sistemit shëndetësor në vend.

“Me anë të këtyre fushatave duam që të bëjmë një rrjetëzim të gruas shqipfolëse, duke ngritur konferenca të përbashkëta rajonale dhe duke e ngritur zërin e gruas shqiptare. Çdo fushatë mundohem ta afroj me gratë dhe më pëlqen ndjeshmëria që ka grua për gruan”

Liridona shton se gratë nuk duhet të lejojnë të bëhen instrumente, sidomos të politikës. “Forumet e grave I shoh si një term shumë komunist dhe të prapambetur, kontradikt I barazizë gjinore… forume të burrave nuk ka sepse ata “bejnë” ligjin” shton Liridona Beqiri./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share