14 shkurti: Në “tryezë” – verë dhe dashuri

NJË KOMBINIM MIDIS SHËN TRIFUNIT DHE SHËN VALENTINIT

Me dashuri dhe me verë. Kështu kremtohet 14 Shkurti në Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, një kombinim midis Ditës së të dashuruarve apo ndryshe siç quhet “Shën Valentini” dhe ditës së vreshtarëve “Shën Trifuni”.

Mbase njerëzit nuk flasin se a ekziston dashuria e sinqertë, në këtë kohë kur dominon interesi dhe gjërat materiale. Shumë pak janë ata që përpiqen t`i japin një shpjegim këtij fenomeni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Padyshim se po, por është shumë individuale kjo. Të duash varet nga njeriu. Dikush I kthehet materiales dikush tjetër shpirtërores”

Por, shumica do të përgjigjen pozitivisht në favor të dashurisë pa kushte.

“Nuk mund të përgjigjem. Ndoshta edhe PO edhe JO”

“Po”

“Po ashtu mendoj”

Të tjerë nuk besojnë se ka dashuri të sinqertë.

“Nuk ekziston. Jo aspak”

Kriza ekonomike, sic percjell KlanM, nuk po ndalon qytetarët të blejnë gjësende për të dashurit e tyre. Më shumë blehen aksesorë, lule dhe çokollata.

“Edhe pse është dita e parë ka qytetarë që janë të interesuar dhe blejnë. Nuk është shtrenjtë. Kur u dhurohet të dashurëve, asgjë nuk është shtrenjtë. I rëndësishëm është kujdesi dhe secili mund të zgjedh aq sa ja lejon xhepi” – tha Marina Jashçiq.

“Vetë i bëj, ka një vit që merrem me këtë punë. Qytetarët më së shumti kanë dëshirë të blejnë buqetë nga sapuni. Këto lloj buqetash mbajnë aromë rreth një muaj dhe nuk janë të shtrenjta” – deklaroi Maja Millosheviq.

Për dikë 14 Shkurti nisi me krasitjen tradicionale të vreshtës, me ditën e vreshtarëve, Shën Trifuni, për të tjerë me Ditën e Shën Valentinit.

Të dy ngjarjet reflektojnë dashuri. Në këtë kohë të pa kohë, kemi shumë nevojë për dashuri, kemi nevojë për dhurata modeste – por nga zemra, kemi nevojë për njëri – tjetrin, kemi nevojë për dashuri të sinqertë dhe pa kushte… Aq e vështirë është kjo?!  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share