Kovaçevski: Për ndryshimet kushtetuese partitë politike të ulen në një tavolinë

Mirë është që hapet debati për ndryshimet kushtetuese dhe partitë politike duhet të ulen në tavolinë për të biseduar për ndryshimet kushtetuese – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi ditëve të kaluara ASH-ja dhe BESA kushtëzuan që formulimi “20%” në Kushtetutë të zëvendësohet me “Gjuha Shqipe” dhe ata të mbështesin vendosjen e bullgarëve dhe popukve tjerë në Preambulën e Kushtetutës.

“Mirë është që bisedohet për ndryshimet kushtetuese, shihni është hapur diskutimi. Vlerësoj se kjo duhet të jetë një process që zhvillohet sikurse deri tani, përmes procedurave ligjore. Sapo të hapet një procedurë e tillë, kur të shihet se ka vullnet konsensual që kjo të bëhet, kurse e shoh se të gjithë partitë politike tashmë kanë sjellje positive ndaj ndryshimeve kushtetuese, madje edhe ata që kategorikisht ishin kundër tani thonë se në bazë të disa kushteve do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Vlerësoj se duhet të ulemi në tavolinë, të gjithë partitë politike, ta thonë qëndrimin e tyre dhe në fund të arrihet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë” – deklaroi Kryeministri Kovaçevski.

Nga Lëvizja BESA dje njoftuan se një nga kushtet që do t`i vendosin do të jetë edhe “Gjuha shqipe” në vend të “20%” në Kushtetutë.

Kryetari I ASH-së, Arben Taravari, paralajmëroi një pako të kushteve, për të cilët tha se do t`i sjellin vetëm gjëra të mira vendit dhe nuk do të ketë parti që do t`i refuzojë.

Sipas Taravarit, prezantimi I pakos së ASH-së pritet të për dy javë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share