Formohet Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se është formuar Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ky do të jetë një grup vullnetar dhe kryetar i saj është ai.

Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur Grupi i Gjelbër i Deputetëve është:

Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;Agjenda e Gjelbër Evropiane;Marrëveshja e Parisit për Klimën;Traktati i Glasgow;Konferenca e Palëve;Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.
Tutje, ai ka shtuar se zgjerimi dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share