Sot u zhvilluan katër ndeshje të javës së 11-të dhe të fundit të rrethit të parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Në katër ndeshjet e zhvilluara u shënuan 15 gola dhe u ndëshkuan dy lojtar me kartonë të kuq.
Ndeshje dramatike dhe me kthesa të shumta u zhvillua në arenën “Todor Proevski” mes Rabotnçkit dhe Shkëndijës e cila përfundoi me fitoren e kuqezinjëve tetovar 2-4 edhe pse pas rezultatit 2-2 mbeti me nëntë lojtar. Autor të golave për Shkëndijën ishin, Vllatko Stojanovski me 2 gola Adenis Shala dhe Bashkim Velija nga një, ndërsa për vendasit shënuan Maksimov dhe Janakievski. Me kartonë të kuq u ndëshkuan Ferhan Hasani dhe Mevlan Murati.
Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në Shtip mes Bregallnicës dhe Sileksit e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve 2-3.Makedonija Gj.P shënoi fitore të sigurtë kundër Skopjes 2-0, ndërsa ndeshja në Prilep mes Pobedës dhe Akademia Pandev përfundoi me barazim 1-1. Ndeshja derbi mes Shkupit dhe Struga Trim Lum zhvillohet të dielën në ora 14:00.
Rezultatet
Rezultatet
Rabotniçki – Shkëndija 2-4
Bregallnica – Sileksi 2-3
Makedonija gj.P -Skopje 2-0
Pobeda – Akademia Pandev 1-1
Shkupi – Struga TL zhvillohet të dielën
Gazetar: Shaban Sinani