VMRO-DPMNE: Qeveria nuk i ka zbatuar vërejtjet e vitit 2020 dhe 2021

“MUNGOJNË REFORMAT, NUK JANË ZBATUAR REKOMANDIME”

Qeveria nuk kujdeset për reformat kurse Kovaçevski I ka kaluar në gjumë rekomandimet e Komisionit Evropian të vitit 2020 dhe 2021. Akuzat në adresë të Qeverisë sërish vijnë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se sipas Raportit për aktivitetet për vitin 2020 të GREKO-s, që është shënuar në Raportin e fundit, Maqedonia ka implementuar vetëm 52%, kurse pjesërisht 40% të rekomandimeve.

“Në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar, mbeten rekomandimet e njëjta të vitit 2020. Asgjë nuk ëhstë bërë për të përmirësuar efikasitetin e zbatimit të ligjit kundër formave të krimit, sic janë larja e parave dhe krimi financiar. Raporti përgënjeshtron dhe thotë se Qeveria nuk I ka implementuar as rekomandimet e vitit 2020 në pjesën e tregut të lirë dhe për këtë shkak biznesi vuan nga ekonomia gri, menaxhim të dobët në investimet publike dhe me masa kaotike për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve”, deklaroi Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse mblidhen vlerësimet, Qeveria ka shkallë më të uletë të progresit në gjithsejt 35 pozicione, kurse në 35 fusha Qeveria nuk ka arritur progress më shumë se nota 2./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share