Shtyhet përsëri seanca për spitalin modular në Tetovë

Është anuluar për herë të dytë seanca gjyqësore për rastin e spitalit modular në Tetovë.

Për dallim nga seanca e parë që u shtye për shkak të mungesës së dy nga të akuzuarit, senaca sot u shtye për shkak të mungesës së avokatëve. Të pranishëm në sallë ishin edhe dy persona nga pala e dëmtuar.

Seanca e rradhës është caktuar për 8 nëntor, në orën 10.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 12 pacientë dhe dy persona nga jashtë që në atë moment kishin qenë në spital, kurse ishin lënduar rëndë edhe disa pacientë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share