Peshevski: Me masat e Qeverisë, do të kemi më shumë harxhime dhe largime të puntorëve

Në emisionin Klan Debat, Ivan Peshevski nga lidhja e sindikatave në sektorin e ndërtimtarisë tha se nëse vazhdohet me këtë propozim të Qeverisë që të punohet nga shtëpija në kohë krize do të kenë më shumë harxhime dhe humbje të puntorëve.

”Nuk jemi të befasuar nga masat, qeveria po subvencionin disa harxhime të qytetarëve, pensionistëve por kjo nuk mjafton duhet shumë më shumë ti ndëgjojnë sindikatat, sepse dita ditës si qytetarë kemi përballje çdo ditë me rritje të çmimeve duhet bërë një sistem i ri që do ti kënaq qytetarët, sepse nëse punojmë nga shtëpija do të kemi më shumë harxhime si rryma interneti etj dhe më e keqja se do duhet ti largojmë puntorët’‘ – deklaroi Peshevski. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share