Ambasadori i BE-së Gir ia dorëzoi kryeministrit Kovaçevski Raportin e Komisionit Evropian

Në mbledhjen e sotme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, kryeministrit Dimitar Kovaçevski ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku u diskutua për Raportin dhe pritjet për rrjedhën e procesit të integrimit evropian të vendit dhe gatishmërinë e tij.

Në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bashkimit Evropian për progresin e njohur të vendit në disa fusha dhe theksoi se do të pasohet një analizë e hollësishme e Raportit, e cila do të përcaktojë fushat në të cilat do të duhet të punohet më intensivisht.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar për zbatimin e proceseve reformuese dhe harmonizimin e plotë të legjislacionit vendor me legjislacionin evropian.

Kryeministri Kovaçevski tregoi se qëllimi strategjik i Qeverisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Ne e kemi nisur tashmë këtë proces këtë verë dhe presim që ai të finalizohet deri në vitin 2030./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share