Osmani optimistë se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese

Edhe pse ndryshimet kushtetuese do të jenë sfida e këtij procesi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në emisionin Klan Debat shprehet optimist se do të sigurohet shumica prej dy të tretave dhe këto ndryshime do të kalojnë.

”Sfida e parë do të jenë ndryshimet kushtetuese, pastaj te implementimi do të ketë shumë vështirsi, çështja e ambientit do të jetë e rëndësishme, nuk mund të hyni në BE pa e luftuar korupsionin, shtetin e së drejtës etj”

”Unë mendoj që Vmro – Dpmne mundohet ta shtrydh këtë situatë që të nxjerë sa më shumë vota nga pakënaqësia e njerëzve, jam shumë i sigurt se do të kalojnë. Përshkak se janë shumë kontraverze, përshkak se nuk ka asnjë arsyetim ti thoni jo” – tha Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share