Klajdi Sahatçi: Violinat e thjeshta bëjnë mrekullira, lejojnë të bësh ngjyra të ndryshme

Skupi Kamer Fest i organizuar nga oraganizata Muza e përmnbylli edicionin e pestë me një virtuoz shqiptar që pushton skenat e mëdha evropiane Klajdi Sahatçi.

Festivali u mbajt në sallën e filarmonisë së Maqedonisë së Veriut nën drejtimin artistik të violinistit Blerim Grubi.

Në një intervistë ekskluzive për tv KlanMacedonia Klajdi Sahatçiu violinisti i njohur tha se violinat e thjeshta bëjnë mrekullira, violinat e thjeshta lejojnë të bëshn ngjyra të ndryshme.

“Kam pasur rastin të ndëgjoj njerëz me violina shumë të thjeshta duke bërë mrekullira. Nuk diskutohet që violina të tilla nga që kanë një soniritet shumë të veçantë edhe këto të lejojnë akustikë, është një vlerë e instrumenteve të tilla që të lejojnë të bësh ngjyra të ndryshme  dhe kështuqë cilësia rritet sa më shumë kështuqë mund ti eksplorosh është një udhëtim që bën bashkë me instrumentin ti i bie e instrumenti i jep disa informacione që ti i merr dhe pastaj këto informacione shkëmbehen”, deklaroi Sahatçiu.

Që nga viti 2012 violinisti Klajdi Sahatçiu është profesor në Universitetin e muzikës të Zvicrës italiane në Lugano dhe ka dhënë disa master klasa brenda dhe jashtë vendit. Sahatçiu luan në një violinë Antonio Stradivarius të vitit 1719./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share