Ura që lidh Krimenë me Rusinë rihapet pjesërisht pas shpërthimit të madh

Një shpërthim masiv shkatërroi një pjesë të urës së vetme që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, përmes ngushticës së Kerçit, ku si pasojë humbën jetën 3 persona. Zyrtarët rusë pretendojnë se viktimat ishin në një makinë aty pranë kur ndodhi shpërthimi.

Mesa duket, një pjesë e kësaj ure është rihapur për kalimin e mjeteve. Ministria e Jashtme e Rusisë publikoi këtë mbrëmje një video, ku dukeshin makina teksa përdornin urën për të kaluar.

https://twitter.com/mfa_russia/status/1578784788659544072

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.

“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar”, shkruhej në Tëitter.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij të 70-të. Shefi i Kremlinit kërkoi hetime urgjente, për ngjarjen që shkatërroi urën 19 kilometra të gjatë që lidh prej 4 vitesh Krimenë e aneksuar në 2014-ën.

Këshilltari i Presidentit ukrainas Mihalio Podoljak shkroi në Tëitter se ky ishte vetëm fillimi i dëbimit të rusëve nga i gjithë territori i Ukrainës. Megjithatë Kievi nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë zyrtare për këtë akt./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share