VMRO-DPMNE: Këshilli për zhvillimin e arsimit jokompetent

“NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT FUNKSIONARË PARTIAK, E JO EKSPERTË TË ARSIMIT”

Opinioni është i indinjuar nga nëncmimi që I bëhet nga Qeveria me Këshillin për progresin e arsimit – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se në këtë Këshill, përvec personaliteteve të dyshimta, nuk ka asnjë professor të njohur universitar ose ekspert për arsimin.

“Me Këshillin Kryeson, dezertori Kovaçevski, për të cilin mediat kanë hapur dyshime për doktoraturën e tij në Universitetin e Podgoricës. Në Këshill është edhe Artan Grubi, që në sferën e arsimit është totalisht I panjohur. Grubi s`ka asnjë minutë në arsim dhe asnjë studim shkencor. Të njëjtat vlejnë edhe për Bytyqin, Besimin dhe Shaqirin. Për këtë Këshill jokompetent mbetet e paqartë se si do ta zhhvillojnë arsimin njerëz me doktoraturë të kontestuar dhe njerëz me përvojë zero në arsim” – deklaroi Marija Miteva, zëdhënësa e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja rikujton se mësimi vazhdon pa libra shkollor dhe nxënësit mësojnë nga materiale të kopjuara, kurse lidhen marrëveshje prej gjysmë milionë euro për skripte të printuara, kurse disa shkolla nuk I kanë edhe këto skripte. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share