“Levica” dorëzon në Kuvend nismën për referendum

Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, ka dorëzuar sot në arkivën e Kuvendit,  kërkesën për  referendumin e obligueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror. Pyetja për të cilën “Levica” kërkon të shpallet referendum është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve të Kuvendit të 16 Korrikut 2016?”

Paraprakisht Apasievi në një konferencë për media në Kuvend tha se janë grumbulluar 750 nënshkrime që janë dorëzuar në arkivën e kuvendit duke shtuar se pret obstruksione nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, muajin e kaluar refuzoi nismën e VMRO-DPMNE-së për referendum me arsyetimin se Marërveshja RMV-Bullgari trajtohet si marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës ka forcë juridike dhe nuk mund të ndryshohet me ligj./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share