Regjistrohen 55 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 644 teste, ndërsa janë regjistruar 55 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (55), janë regjistruar 15 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 55 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.263, numri i të shëruarve është 333.274, numri i atyre që humbën jetën 9.542 dhe numri i rasteve aktive është 447.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share