Policia e Maqedonisë dje ka gjobitur 169 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje ka vijuar (4 tetor 2022) kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 24 gjoba për drejtim të automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).

“Janë vendosur 13 gjoba për përdorimin e celularit, katër sanksione për automjetet me defekte teknike në transportin publik, pesë masa për automjetet e paregjistruara. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share