Nëndetësja ruse me energji bërthamore K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën siluruese Poseidon, e aftë të dërgojë materiale bërthamore dhjetë mijë km larg.
Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “Repubblica”, sipas të cilit Aleanca Atlantike është në gatishmëri dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja.
184 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar.
Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.
Ditët e fundit është përmendur në analizat për sabotimin e mundshëm të Nord Stream, por nuk ka asnjë provë në lidhje me këtë. Gazeta shton se dyshimi i NATO-s, i transmetuar në komandat aleate, është se nëndetësja do të testojë Poseidonin në zonën e Detit Kara.
Me emrin e koduar “Status-6”, një silur 24 metra i gjatë i aftë për të mbajtur një kokë atomike ndoshta dy megaton, raketa silur eshte projektuar për të shpërthyer pranë bregut duke shkaktuar një ‘cunami radioaktiv’.