“KOVAÇEVSKI DEZERTOI, FTOJ PUBLIKISHT ZV KRYEMINISTRIN BYTIQI”
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po dezerton edhe në debat televiziv pas refuzimit të ftesës për debat në lidhje me krizën energjetike të kërkuar nga Mickoski. Kreu I VMRO DPMNE-së shprehet se ofron concept për dalje nga kriza jo vetëm këtë dimër por edhe për vitin e ardhshëm.
“Kërkova takim me Dimitar Kovaçevskin për të prezantuar konceptin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike. Kryeministri dezertoi dhe refuzoi një mundësi të tillë. E ftova në një debat mbi temën e energjisë/ekonomisë në një media ku ai vet do të dëshironte. Ai dezertoi sërish. Refuzoi me justifikimin se tani nuk është koha. Unë ofroj një koncept jo vetëm për këtë vjeshtë dhe dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Nga e gjitha nuk më interesojnë pikët politike kur çmimi është e ardhmja e Maqedonisë dhe e mijëra njerëzve”deklaroi Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pas refuzimit të Kovaçevskit, Mickoski sfidoi zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi të cilit ia caktoj edhe vendtakimin ku do të diskutonin në lidhje me dalje nga kriza.
“Ftoj zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në takim të dielën (02.10.2022) në orën 12:00 në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku do të shpjegoj në detaje planin dhe konceptin që do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë dhe ndihmë për biznesin”, deklaroi Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së.
VMRO – DPMNE edhe në Kuvend kërkon mbajtjen urgjente të seancës, në të cilën do të shqyrtohej propozim – ligji për energjetikë që e dorëzuan ditë më parë me procedurë të shpejtë. Thonë se përshëndesin masat e reja të Qeverisë në lidhje me krizën energjetike, por ata kërkojnë që në to të përfshihen edhe ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ato komunale./KlanMacedonia/