Kriza energjetike në fokus të seancës për pyetje deputetësh

FYERJE DHE OFENDIME MES KOVAÇEVSKIT DHE KOVAÇKIT

Kriza energjetike dhe çmimi i rrymës ka qenë temë e përplasjeve të sotme të deputetëve të opozitës me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, gjatë seancës për pyetje deputetësh. Deputeti Bojan Stojanovski, ka akuzuar se, pushteti bën furnizimi në katër sy. Sipas tij, 80% e furnizimeve në katër sy janë lidhur nga SHA Elektranat e Maqedonisë që të vjedhin para, ndërsa afaristët do të vazhdojnë të paguajnë rrymë me çmim shumë më të lartë, për shkak se nuk pranohen oferta e Mickoskit për çmim më të ulët. Ai ka ftuar kryeministrin që të thirr në takim Mickoskit, për t’ua dhënë kontaktet nga të cilët nuk do të kenë interes partitë, por qytetarët.

“Kjo që ndodhë, kjo injorancë, kjo është amatorizëm në udhëheqjen e shtetit dhe e paguajnë qytetarët. Pse?! Sepse dikush nuk dëshiron të pranojë ofertë nga dikush që është superior në njohjen, në kontakte, i cili nuk ka asnjë interes, t’i ofrojë kontaktet që afaristët të paguajnë çmim dyfish më të ulët për energensat, që të mund këta këtu të shpallin tenderë dhe të vjedhin para në katër sy” – deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri thirrje që ato kontakte të dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë që të shqyrtohen ofertat, të shqyrtohen nga ana e komisioneve cila është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nëse është oferta më e mirë do të pranohet.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtueshmëri me ligjin ka treg të rregulluar për energjinë elektrike dhe ka treg të liberalizuar të energjisë elektrike. Në tregun e rregulluar janë të gjitha amvisëritë dhe të gjithë konsumatorët e vegjël, mbi 70 mijë kompani. Atë që e kemi bërë në mënyrë shtesë është që në tregun e rregulluar, ndërsa që të mos ketë disbalansë të vendosen shkollat fillore dhe të mesme ndërsa qendrat shëndetësore të vendosen te EMV shitj që të kenë çmim sa më të ulët nga ajo që do të paguanin, nëse nuk kanë furnizues” – tha Kovaçevski.

Ndërkohë, seanca e sotme për pyetje deputetësh filloi me fyerje dhe ofendime mes deputetit të VMRO – DPMNE-së, Kovaçkit dhe kryeministrit Kovaçevskit. Kovaçki akuzoi kryeministrit për dezertor dhe paaftësi të përjetshme për dezertim nga armata në vitin 2001, ndërsa kryeministri i është përgjigjur ashpër duke akuzuar deputetin në fjalë se është kodosh dhe dezertor, i cili ka spiunuar shtetin e vet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share