Kriza energjetike ishte tema konferencës për shtyp që mbajti kryeministri Dimitar Kovaçveski. Ai njoftoi se Qeveria ka marrë disa vendime të rëndësishme që do do të mundësojnë furnizim të pandrërprerë me energji eletkrike
Do të ketë ngrohje për banorët e Shkupit, tha në konferencën e jashtëzokonshme për media kryeministri Kovaçevski.
“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike.
Të gjitha shkollat dhe institucionet shëndetësore do të subvencionohen me çmim më të favorshëm për energjinë elektrike.
Kryeministri u bën apel qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.
– Çdo kilovat orë e kursyer do të thotë kursim i Buxhetit dhe përmirësim i cilësisë së jetës. Tani është koha e kursimeve dhe po kursejmë për të pasur energji elektrike deklaroi kryemnistri Kovaçevski.
/KlanMacedonia/