Parandalohet kontrabanda e migrantëve sirianë, arrestohet një person

Më datën 26.09.2022 në ora 00:15 minuta, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kratovë e kanë privuar nga liria S.S. (20) nga f. Turalevë-Kratovë. Më datën 25.09.2022 në ora 17:45 minuta në rrugën rajonale P-1005, në drejtim të udhëkryqit Boigdanci-f Furkam nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare dhe Kontrollime Kufitare Dojran i Vjetër e kanë vërejtur S.S. se si me automjetin “folkswagen touran”, me targa regjistrimi të Kumanovës ka transportuar migrantë.

Nëpunësit policorë kanë arritur të afrohen deri te ata, pas së cilës ai dhe disa migrantë janë arratisur nga vendi , kurse në automjet janë gjetur tre migrantë nga Siria. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer inspekrtorë të Njësisë për Kriminalitet Ndërkufitar Gjevgjeli dhe ekipi nga Stacioni Policor Gjevgjeli. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve policorë, shoferi është gjetur dhe është arrestuar në stacion policor.

Në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share