Osmani: Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme, megjithatë fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani në brufingun e sotëm me gazetarët i pyetur rreth ngjarjeve dhe paknaqësive të një grupi brenda kësaj partie Osmani tha se në partinë e tij ka diplomaci të brendshme megjithatë fjalën e fundit e ka kreu i partisë Ali Ahmeti.

“Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme ku gjithkush e ka të drejtën për të thënë qëndrimin e tij, megjithatë fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet në BDI dhe gjithkush vazhdon me punët e tyre në suaza të aktiviteteve dhe angazhimeve që i ka. Mendoj se me deklaratën e djeshme të Ahmetit, këtu ka mbaruar ky tregim dhe nuk kam nevojë të shtoj asgjë më shumë”./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share