I DYTI DOLI ERZEN ZYBERAJ, NDËRSA I TRETI DOLI EMIN GRAJQEVCI
Në organizim nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës, sot u mbajtë “Prishtina 2022”, në të cilën morën pjesë plotë 784 garues të moshave të ndryshme nga Kosova dhe rajoni të cilët e vrapuan shtegun e gjatë prej 42 kilometrave e 195 metrave.
Fitues i këtij edicioni Maratona “Prishtina 2022”, doli kroati Ante Zhivkoviq me kohë 2 orë e 40 minuta. I dyti doli maratonisti kosovar Erzen Zyberaj, ndërsa I treti doli Emin Grajqevci .
Në këtë edicion të maratonës “Prishtina 2022” garuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme si në 5 kilometra, 10 kilometra dhe ajo kryesorja në 42 kilometra e 195 metra. Ishte ky edicioni i pare i maratonës “Prishtina 2022” kur dihet se në të kaluarën është organizuar gjysmë maratona e Prishtinës
Shpërblimi për fituesi e maratonës krahas Kupës ishte edhe shpërblimi në të hola prej 500 Eurove, vendi I dytë 450 Euro dhe vendi i tretë 400 Euro