Rama: Putin e përsërit fjalën Kosova shumë herë, në mendjen e tij është…

Në një intervistë për emisionin radiofonik “Pjesa tjetër është politikë” nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart në SHBA, Kryeministri Rama është shprehur se Presidenti rus Vladimir Putin e përmend disa herë Kosovën, pasi sipas Ramës, në mendjen e Putinit, “Kosova është është pasqyra ku të gjithë ata që morën pjesë në çlirimin e saj duhet të shikojnë vetë hipokrizinë e tij, teksa flet rreth rajonit të Krimesë”.

Pyetje: Kam qenë vërtet i interesuar për të ditur vlerësimin tuaj rreth Kosovës, në kuptimin se ku ishte Ballkani atë kohë dhe ku është sot, por edhe për pikëpamjen tuaj që Putini citon rastin e Kosovës.

Edi Rama: Putini e përsërit fjalën Kosova shumë herë, veçanërisht që prej fillimit të luftës, kur ai flet shumë shpesh për Kosovën, sepse në mendjen e tij, në botëkuptimin e tij rreth së drejtës ndërkombëtare, Kosova është pasqyra ku të gjithë ata që morën pjesë në çlirimin e saj duhet të shikojnë vetë hipokrizinë e tij, teksa flet rreth rajonit të Krimesë. Në mendjen e tij, Kosova është shembulli më i madh se si bota perëndimore, Amerika dhe aleatët e saj shkelën brutalisht ligjet ndërkombëtare. Ndërsa Krimeja, në mendjen e tij, është zbuluesi i kësaj hipokrizie të madhe.

Rama, thekson se kur bëhet fjalë për Kosovën, për Presidentin rus Putin është më tepër një lloj rasti binjak me Krimenë.

Pyetje: Edhe më shumë se rasti i Irakut, mendoni? Sipas gjykimit të tij?

Edi Rama: Sa i takon Irakut, sigurisht ai ka bindjen që ka qenë diçka që ka shkelur ligjet ndërkombëtare, por kur bëhet fjalë për Kosovën, për të është më tepër një lloj rasti binjak me Krimenë. Kështu , është një territor që iu mor një shteti në emër të popullit që jetoj atje, kurse Krimeja është një territor që është rimarrë nga shteti të cilit i takon në emër të popullit që jeton atje./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share