SASHK: Qeveria dhe BNJVL së bashku gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin e krizës energjetike në shkolla

Komunat e Pollogut kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisje Lokale që dhjetori dhe janari të jenë pushim për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme  për shkak të krizës energjetike.

Por për kërkesën e tyre sot kanë reaguar nga SIndikata për Arsim dhe Shkencë duke thënë se Qeveria dhe BNJVL duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin apo zbutjen e gjendjes energjetike nëpçër shkolla.

Qeveria dhe BNJVL së bashku gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin apo zbutjen e krizës energjetike në shkolla. Arsimi në distancë nuk është një opsion i pranueshëm për ata që janë më të prekurit: studentët, prindërit dhe mësuesit.

Pavarsish kërkesës nga ana e disa krytearëve të komunave që të shtyhen pushimet nga Qeveria thonë se në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski thotë se  nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Procesi edukativo arsimor do të vazhdoj me prezencë fizike pavarsishtë krizës energjetike, thonë kështu nga qeveria. Pasi sipas tyre një gjë e tillë është në dobi të nxënësve./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share