QEVERIA MBETET E PËRKUSHTUAR NË TEJKALIMIN E SFIDAVE TË SHKAKTUARA NGA KRIZA ENERGJETIKE
Procesi edukativo arsimor do të vazhdoj me prezencë fizike pavarsishtë krizës energjetike, thonë kështu nga qeveria. Pasi sipas tyre një gjë e tillë është në dobi të nxënësve.
Pavarsish kërkesës nga ana e disa krytearëve të komunave që të shtyhen pushimet nga Qeveria thonë se në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski thotë se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për shkak të kursimit të rrymës dhe druve dhe sa janë të arsyeshme kërkesat e një pjese të shpenzimeve dhe subvencioneve t’i mbulojë Qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme të Qeverisë nuk ka pasur diskutim për këtë.
“Nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim lidhur me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi Arsovski,
Sipas Arsovskit, organizimi në kuptim të shpenzimeve për ngrohjen e shkollave, është në kuadër të kompetencave të komunave, gjegjësisht të vetëqeverisjes lokale dhe për atë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paguhen dotacione për komunat./KlanMacedonia/