Vendet e BE-së i mbyllin derën rusëve

FILE PHOTO: European Union flags flutter outside the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium May 5, 2021. REUTERS/Yves Herman/File Photo

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur kufizime për turistët për shkak të agresionit në Ukrainë

Katër nga pesë vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë filluar që të largojnë nga vendi turistët rusë me argumentin se nuk duhet të udhëtojnë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën kufizime të reja, ndërsa Finlanda vendosi të qëndrojë e hapur, megjithëse ka shkurtuar numrin e takimeve konsullore në dispozicion të udhëtarëve rusë që kërkojnë viza.

Ky veprim ishte i fundit në një seri sanksionesh dhe hapash të tjerë të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian ose vendet anëtare të tij që kur Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që ajo e quan një “operacion ushtarak special”.

BE – ja ka ndaluar të gjitha fluturimet nga Rusia, duke lënë të disponueshme vetëm lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor, dhe këtë muaj ajo ra dakord të kufizojë lëshimin e vizave në zonën Shengen. Kufizimet e reja synojnë turistët dhe përjashton disidentët rusë që kërkojnë strehim në BE së bashku me shoferët e kamionëve, refugjatët dhe banorët e përhershëm të vendeve të BE -së , si dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjes.

Më pak se një e dhjeta e rreth 4,000 rusë që hyjnë çdo ditë në Estoni do humbasin të drejtën sipas rregullave të reja. Çështja e udhëtimit në BE ka ndarë bllokun, me kryeqytete si Berlini dhe Parisi që argumentojnë se do të ishte joproduktive të ndaloheshin rusët e zakonshëm.

Finlanda, më herët bëri të ditur se një ndalim i tillë mund të binte ndesh me marrëveshjen e zonës Shengen që të gjitha vendet respektojnë vizat e lëshuara nga vendet e tjera në zonë. Kryeministrja estoneze Kaja Kallas shprehu zhgënjimin e saj për ndarjet brenda BE -së , duke paralajmëruar se shumë udhëtarë rusë tani do të shkojnë drejt kufirit finlandez. Rusia ka bërë të ditur se do të hakmerrej kundër kufizimeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share