E diel shumë interesante në futbollin evropian, vëmendja në Madrid dhe Milano

Sonte zhvillohen shumë ndeshje interesante në kampionatet kryesore evropiane.

Në La Liga do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në mes të Atletico Madridit dhe Real Madridit. Mbretërit me të gjitha fitore, e kanë provën e parë serioze në ligë. Ndeshja luhet nga ora 21:00.

Milan – Napoli do të jetë kryendeshja e javës në Serie A. Dy kryesuesit e tabelës do të përballën kokë me kokë me njëra tjetrën. Ndeshja luhet në ora 20:34. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Romës dhe Atalantës.

Në Francë, PSG do të përballet me Lyonin në sfidën interesante të Ligue 1. Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share