A janë funksionale aparatet kundër zjarrit në klinikën shtetërore?!

DAUT: APARATET I SERVISOJMË, PACIENTËT MUND TË NDJEHEN TË SIGURTË

Aparatet kundër zjarrit në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” janë funksionale dhe servisohen çdo një vit apo 6 muaj varësisht se për cilën klinikë bëhet fjalë. E përse në disa hidrante shkruan “jofunskionale” e pyetëm drejtorin e Shërbimeve të përgjitshme pranë spitalit Shtëtëror Amar Daut.

“Nëse uji është nën 2.5 ballë ne e shkruajmë aty jasht funskionit. Në qoftë se ndodh ndonjë zjarr në Klinikë aktivizohen pompat në bodrum pastaj arrihet që uji të vie deri mbi 3 ballë, pastaj ato funskionojnë, deklaroi per tv KlanM Amar Daut – Drejtor i Shërbimeve të Përgjithshme pranë Klinikës Nënë Tereza.

Daut thotë se të gjitha aparatet e zjarrit kontrollohen dhe se pacientët mund të ndjehen të sigurtë.

A janë të sigurtë pacientët në qoftë se ndodh një zjarr i tillë?

“Shërbimet tona janë 24/7 janë në punë dhe janë në dispozicion. Ne si Shërbime të përbashkëta brengosemi dhe e ndjejmë atë përgjegjësi dhe për çdo nevojë të klinikave jemi të rregullt. I bëni të gjitha kontrollet? Po, po i bëjmë kontrollet dhe i ndjekim proceset si aparatetet kundër zjarrit i servisojmë në kohë”,per tv KlanM deklaroi Amar Daut – Drejtor i Shërbimeve të Përgjithshme pranë Klinikës Nënë Tereza.

Servisimi fundit të disa hidranteve dhe aparateve të zjarrit janë bërë në tetor të vitit të kaluar.  Ndërsa para një jave një llambë elektrike mori flakë pas çka personeli kundër zjarrit ka intervenuar menjëherë kurse pacientët ishin evakuuar. Kjo pjesë e repartit të kirurgjisë torakale është lyer dhe pastruar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share