Mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fatos Qerimaj përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babait tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në Parajsë”, shkruan Fatos Qerimaj në Facebook.
Kujtojmë se në 85-vjetorin e tij, i madhi Hetem Qerimaj performoni në një Grand Gala në skenën e Amfitetarit të Tiranës./tvklan.al