ERMEDIN ADEM: DO TË JAPIM MAKSIMUMIN DHE BESOJ NË FITORE
Sipari xhiros së shtatë në sezonin vjeshtor të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor hapet të shtunën me ndeshjen Makedonija Gj.P – Sileksi. Katër taki9met tjera të kësaj jave zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00.
Makedonija Gj.P që drejtohet nga trajneri Muaharem Bajrami sezonin e kaluar ishte befasia më e madhe, ndërsa në pesë ndeshjet e sezonit të ri kanë një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kapiteni Ermedin Adem tha se ekipi I tij pas ndeshjes me Shkëndijë, e ka kaluar krizën që ishte evidente në ekip dhe pritet qw kjo tw dëshmohet kundër Sileksit.
“Besoj që e kemi kaluarkrizënkemi punuar maksimalisht, ka kaluar pak koha, ekipin e ka freskuar shefi dhe besoj se kundër Sileksit, cili nga lojtarët që do të luan do të japim maksimumin dhe besoj në fitore” – deklaroi Ermedin Ademi.
Nga ana tjetër Sileksi pas rikthimit në elitën e futbollit dëshmohet me rezultate të mira ndaj aktualisht është në pozitë e dytë me tre fitore, 2 barazime dhe një humbje. Katër takimet tjera të javës së shtatë luhen të dielën me fillim në ora n16:00, takohen: Struga Trim Lum – Skopje, Shkupi – Rabotniçki, Tikveshi – Akademia Pandev dhe Pobeda – Bregallnica. Shkëndija është e lire. /KlanMacedonia/