31 vjet Pavarësi: Ç`ndodhi në vitet turbulente të nëntëdhjetave?!

REFERENDUMI MË 8 SHTATOR 1991 – 95% E QYTETARËVE “PËR” MAQEDONI TË PAVARUR

Maqedonia e Veriut shënon 31-vjetorin e referendumit të suksesshëm në vitin 1991 ku qytetarët u prononcuan për shtet të pavarur e sovran.

Në referendum 95% e qytetarëve pozitivisht u deklaruan në pyetjen “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë hyrjeje në aleancë të ardhshme me shtete sovrane të Jugosllavisë?”

Paraprakisht, sic njofton KlanM, më 25 Janar 1991 parlamenti I parë shumëpartiak I Maqedonisë miratoi Deklaratën për Pavarësi. Vullneti I popullit për shtet të pavarur formalisht u konfirmua në Kuvend me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 Shtator 1991.

Hapi tjetër I rëndësishëm, sic përcjell KlanM, ishte miratimi I Kushtetuës së re më 17 Nëntor 1991. Dhjetë vite më vonë, pas konfliktit të armatosur në vitin 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Kushtetuta pësoi ndryshime.

Maqedonia fillimisht u njoh nga Bullgaria, më pas nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnja e Hercegovina e kështu me radhë.

Pavarësia monetare e Maqedonisë ndodhi më 26 Prill 1992 me vënien në qarkullim të denarit, kurse më 18 Gusht u formua Armata e Maqedonisë.

Në planin ndërkombëtar-juridik, sic përcjell KlanM, vendi definitivisht u konfirmua më 8 Prill 1993 kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Maqedonia u pranua si vendi I 181-të fuqiplotë I Organizatës Botërore.

Maqedonia e Veriut sot është anëtare e NATO-s./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share