Pas mbledhjes së 17 të Këshillit të Sigurisë Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi se problem tjetër ku harxhohet shumë energji elektrike në vendin tonë është edhe gërmimi i kriptovalutave.
Kur i analizuam harxhimet e energjisë elektrike, ka shtëpi por edhe kompani ku harxhohet shumë energji elektrike. Dhe kjo është për shkak të gërmimit të kriptovalutave. Kjo duhet të ndalet. Kjo energji elektrike është ajo që subvencionohet për qytetarët.
Ndërsa i pyetur se pse nuk bëhet ndalimi i gërmimit të kriptovaltuave në vendin tonë duke ndjekur shembullin e Kosovës, duke e ditur që atje me fillimin e krizës energjetike u ndalua gërmimi i kriptovalutave Kovaçevski tha se duhet të ketë ligj që e ndalon këtë dukuri e deri sa te vijm tek ligji mund vetëm të apelojmë.
Po, mundet, por për këtë do të duhet një ligj. Derisa nuk vjen ligji jemi të detyruar që vetëm të apelojmë, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski tha se kjo është e padrejt pasi që energjia elektrike në vend aktualisht po subvencionohet.
Kryeministri doli para opinionit dhe tha se ka plan si të sigurojë energji elektrike për qytetarët dhe bizneset 24/7, pa ndërprerë, por disa herë kujtoi se kjo do të jetë një dimër i rëndë./KlanMacedonia/