Mali i Zi: Qeveria e re brenda 20 Shtatorit

Montenegro’s newly elected Prime Minister Dritan Abazovic speaks to the media after a swearing-in ceremony in the parliament in Cetinje, Montenegro April 28, 2022. REUTERS/Stevo Vasiljevic

Shumica e re mund të rikonfirmojë Abazoviçin

Dritan Abazoviq mud te rikonfirmohet si kryeministër i mazhorancës së re që ka nënshkruar krijimin e një qeverie politike brenda datës 20 Shtator.

Ndonëse janë mbledhur firmat e deputetëve nga forcat pro serbe atyre ju duhet mbështetja e levizje Ura.

Partitë pro serbe të cilat dolën fituese dy vite më parë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Malin e Zi kanë arritur një marrëveshje mes tyre për të krijuar tashmë nje qeveri politike jo si ajo e ekspertëve që drejtohej nga Zdravko Kripokavic.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Dritan Abazoviç të rikonfirmohet si kryeministër sepse pa deputetët e lëvizjes, ura e votimit në parlament do të ishte e pasigurtë. Kandidat tjetër përveç Abazoviç është edhe ish-kreu i parlamentit Aleksa Beçiç.

BE ka deklaruar se nëse Fronti Demokratik proserb do të jetë pjesë e qeverisë së re atëherë do të vihej në pikëpyetje mbështetja nga Brukseli.

Atyre iu është kërkuar që të heqin dorë nga qëllimi i tyre i shpallur për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës. Kjo konsiderohet një lëvizje shumë e rrezikshme që mund të shkaktonte destabilitet dhe konflikte të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

Afati i fundit për presidentin Milo Gjukanoviç për të vendosur se kujt do t`ia japë mandatin për të tentuar krijimin e qeverisë së re përfundon më datë 15 Shtator. Ishte Gjukanoviç që i dha votat Abazoviç disa muaj më parë që të qeveriste vendin, por marrëveshja mes tyre u prish pasi qeveria në largim nënshkroi protokollin me Kishën Ortodokse serbe.

Analistët vendas parashikojnë se edhe nëse krijohet kjo qeveri e partive pro serbe ajo do të jetë me kohëzgjatje të kufizuar dhe nuk do ta përdorë mandatin e plotë deri në vitin 2024, por do të zgjasë, me shumë mundësi, deri në pranverën e vitit 2023 duke përgatitur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare si edhe ato presidenciale, të cilat zhvillohen në të njëjtën periudhë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share