Çegrani dhe Vrapçishti në qendër të vëmendjes
Kampionati në Ligën eDyrë unike vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së tretë të sezonit vjeshtor. Ndeshje më tërheqëse padyshim se janë dy përballjet që do zhvillohen në rajonin e Pollogut, në Vrapçisht Besa – Gostivari dhe në Çegran , Arsimi – Pelisteri.
Ndeshja e cila para dy ditëve Besa – Gostivari, ishte në dyshim shkaku i situates së krijuar në ekipin e Gostivarit mosmarveshjet mes investitirëve dhe përkrahësve të klubit. Pra sot ekipi vazhdon punën sipas orait të caktuar dhe në kuadër të javës së tretë në Ligën e dytë unike do të jetë mysafire e KF Besa të Dobërdollit në stadiumin e Vrapçishtit me fillim në orën 16:00.
Një ndeshje tjetër që mund të konsiderohet derbi do të zhvillohet në stadiumin e Çgranit, aty ku do të përballlen Arsimi vendas dhe Pelisteri i Manastirit.
Voska Sport pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të shtunën në Makedonska Kamenicë është mysafire e ekipit Kamenica Sasa. Trajneri Berat Imeri si gjithmon shprehet optimist se edhe kësaj radhe do të kthehen kryelartë edhe pse kërkon qasje serioze dhe angazhim maksimal të ftubillistëve të tij.
Vardari udhëton në Radovish për të zhvilluar sfidën me ekipin Detonit Plaçkovica. Ish anëtari i Ligës së parë Boreci në Veles takohet me Teteksin, ndërsa në Strugë, Karaormani luan me Bellasicën. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën me fillim në ora 16:00.
Takohen:
Arsimi – Pelisteri
Besa – Gostivari
Ohri – Kozhufi
Detonit Plaçkovica – Vardari
Boreci – Teteksi
Karaormani- Bellasica
Pehçeva – Slloga
Kamenica Sasa – Voska Sport
/KlanMacedonia/