MBETET ENIGMË ZHVILLIMI I NDESHJES BESA – GOSTIVARI
Investitori turk i cili me vendim të Këshillit të Komunës së Gostivarit ka 90 përqind të akcioneve në KF Gostivari, prej para dy ditëve për shkaqe të panjohura ka pezulluara aktivitet e saja dhe tani mbetet enigma për të ardhmen e këtij klubi. Kryesuersi i Këshillit të Komunës Valbon Limani për KlanMaqedoni tha se deri më sot nuk kanë asnjë njoftim zyrtar.
Kur të gjithë pritnin që klubi i futbollit Gostivari do të jetë pretenduesi kryesor për kualifikim në elitën e futbollit vendor, paritmas në rrjetin social fejsbuk të klubit është shfaqur njofimi se largohet invistitori i klubit, ndërsa më pas publikohet edhe njoftimi tjetër për dorrëheqjen e trajnerit Oktaj Dereioglu, raporton Klan M.
“Ne deri sot nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e klubit, gjegjësisht nga investitori turk, dhe derisa nuk kemi një njoftim zyrtar nuk mund të themi saktë se çka ndodh me klubin futbollistik Gostivari” – deklaroi Valbon Limani.
Duke pasur parasysh se në Ligën e dytë ku garon Gostivari tanimë janë zhvilluar dy xhiro, ku ekipi ka po aq fitore, shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me ekipin nëse vërtet largohen investitorët.
“Derisa nuk kemi një njoftim zyrtar, nuk do kishim dashur të prejudikojmë se di do të kishin ecur punët me klubin futbollistik Gostivari. Shpresojmë se punët do të ecin në drejtim të duhur, dhe pas asaj do mund edhe të kemi një qëndrim të caktuar” – tha Limani.
Klan Maqedoni qëndroi edhe te stadiumi i qytetit ku vërrehet se janë ndërprerë punët në rikonstruimin e stadiumit, ndërsa ekipi nuk ka zhvilluar seancën e rregullt stërvitore. Nuk dihet nëse do të realizohet edhe mega projekti i investitorëve për infrastrukturën sportive që është dorrëzuar në Komunën e Gostivarit.
Njoftimi i fundit i publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook thuhet se ndeshja e së shtunës me Besën nuk do të zhvillohet. /KlanMacedonia/