180 DENONCIME NGA QYTETARËT
Pas shirave të rrëmbyeshëm, erës së fuqishme dhe zbrazjeve elektrike që dje pasdite goditën Shkupin, në linjën telefonike 195 dhe linjën për thirrje urgjente 112 janë pranuar rreth 180 denoncime. Bëhet fjalë për 80 thirrje për hapësira të përmbytura, 40 – për drunj të rrëzuar, nga 20 – për makina të dëmtuara dhe rrugë të përmbytura, 15 për pullaze të dëmtuara dhe thirrje tjera për probleme me rrymën elektrike.
Qendra për menaxhim me Kriza ka njoftuar se këto denoncime, sipas prioriteteve, u janë shpërndarë edhe ekipeve të zjarrfikësve, Qytetit të Shkupit, Komunave dhe Ndërmarrjeve Publike të Shkupit.
Nga mëngjesi I sotëm Ndërmarrjet Publike të Shkupit kanë pastruar rrugët dhe kanalizimet për ujrat atmosferik që dje pasdite nuk ishin përmbytur nga reshjet. Nëpër rrugët e Shkupit ka qindra drunj të rrëzuar mënjanimi I të cilëve nisi sot herët në mëngjes.
Në pjesën më të madhe të qytetit, uji po tërhiqet, edhe pse ende ka shumë ujë të mbetur nëpër bodrume dhe garazhe nëntokësore.
Ekipe të zjarrfikësve dhe Ndërmarrjeve Publike gjatë natës kanë intervenuar për thithjen e ujit dhe pastrimin e ujrave atmosferik në vende kritike. Gjatë mëngjesit të sotëm situata është normalizuar – thonë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.
Gjithashtu njoftohet se ekipe të EVN-së kanë mënjanuar defektet e sistemit elektrik të shkaktuara nga zbrazjet elektrike dhe erës së fuqishme, përvec në disa rajone të Komunës së Sarajit ku ended isa vendbanime nuk kanë rrymë elektrike. /KlanMacedonia/