Zyrtare: Fabian Ruiz deri në vitin 2027 në Paris Saint Germain

Paris Saint-Germain ka nënshkruar zyrtarisht me Fabian Ruiz nga Napoli në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 21.5 milionë euro plus bonuse.

Skuadra e Ligue 1 njoftoi transferimin, ashtu si edhe Partenopei, në deklaratat zyrtare këtë mbrëmje.

Ai ka firmosur kontratë pesë vjeçare deri në qershor të vitit 2027.

Fabian Ruizme Napolin kishte edhe një vit kontratë, por kishte refuazuar vazhdimin e saj andaj u deshtë që të tramnsferohet në këtë merkato verore

Spanjolli 26-vjeçari spanjoll në vitin 2018 kaloi për 30 milionë euro nga Real Betis në Napoli , një lëvizje e nxitur nga trajneri i atëhershëm Carlo Ancelotti dhe djali i tij Davide.

Ai ka 166 paraqitje në Napoli duke shënuar 22 gola dhe 15 asistime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share