Flamuri me yll në “Sunny Hill Festival”

Veliaj: Është parodi artistike e grupit “Asgjë sikur dielli”

Shfaqja e këtij flamuri me yll në ëallin e skenës së “Sunny Hill Festival” shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, si një shfaqje e një simboli komunist.

Flamuri është pjesë e shfaqjes artistike të grupit ‘Asgjë sikur dielli’, dhe këtë keqinterpretim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi ta sqarojë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se asgjë nuk ka të bëjë me organizmin e festivalit por me performancë e grupit.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat”.

‘Asgjë sikur dielli’ ishte një ndër 40 artistët që u bënë pjesë e festivalit Sunny Hill me performancat e tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share