Liga e parë: Struga TL, vazhdon rrugëtimin e fitoreve

SHKUPI  MUNDI SKOPJEN NË AUTOKOMANDË  2-0

 Dy fitore të ekipeve vendase , një barazim dhe dy fitore të kipeve mysafire, me gjithësejt  9 (nënë) gola të shënuar dhe kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e Parë. Derbi në Strumicë me fitoren e Struga Trim Lum. Struganë kryesojnë me 12 pikë maksimale.

 Ndeshja  derbi në Qendrën sportive “Pandev” në Strumicë, mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum pati zhvillim dramatik, pjesa e parë përfundoi pa gola por me një kartonë të kuq për Klisman Caken pas ndërhyrjes ndaj Maleskit. Kështuqë në pjesën e dytë struganët e shfrytëzuan dominimin e vetë me një lojtarë më tepër duke i shfrytëzuar rastet  së pari Maleski në minutën e 50 e më pas edhe Ibraimit në minutën e 70  duke  e  mundur Shkëndijën në transfertë 0-2.

Derbi  mes dy skuadrave  shkupjane  Skopje – Shkupi, përfundoi me  fitoren e kampionit në fuqi  FC Shkupi me rezultatin 0-2, me  golat e  Hamidit  dhe

Ekipi i Rabotniçkit me fitoren kundë Tikveshit  2-0, regjistroi fitoren e pare në kampionatin e ri.

Fitore minimale 1-0, por shumë rëndësishme shënoi Bregallnica në përballjen me Makedonija Gj.P

 Dje në Kratovë u zhvillua ndeshja e pare  Sileksi dhe Akademija Pandev barazuan  1-1.

Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 12 pikë të grumbulluara.

 Rezultatet e javës së katërt

Shkëndija – Struga Trim Lum     0-2

Skopje – Shkupi                              0-2

Bregallnica – Makedonija Gj.P  1-0

Rabotniçki – Tikveshi                    2-0

Sileksi – Ak Pandev                        1-1

Pobeda është e lirë.

 

/KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share