Luiza Gega pritet me nderime në Rinas

Atletja: Krenare që përfaqësova Shqipërinë

Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega u prit me himnin shqiptar në aeroportin e Rinasit.

Ministrja e Sportit Evis Kushi vlerësoi arritjen e kampiones dhe njoftoi një ceremoni shtetërore në nder të Luiza Gegës.

“Të dalësh kampione dhe të thyesh rekord duhet shumë punë, sakrificë dhe kjo është Luiza”.

Luiza vazhdon të jetë e emocionuar por edhe krenare për ngjyrat kuqezi që përfaqësoi.

“Jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot, kam shumë vite që sakrifikoj. Sot jam më krenare se kurrë për ato ngjyra. Kjo ishte dhe arsyeja pse unë derdha lot në vijën e finishit sepse m’u kthye koha mbrapsht sa me mund dhe sakrificë”.

Ky është sezoni më i suksesshëm i Luiza Gegës. Ajo hyri jo vetëm në historinë e Kampionatit Europian me rekordin e vendosur ne garën e saj, por edhe në historisë e sportit shqiptar si e para sportiste që sjell një medalje në atletikë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share