VMRO-DPMNE dhe BESA bëhen bashkë në këshillin komunal të Tetovës

KASAMI I HAPUR TË BASHKËPUNOJË ME ÇDO PARTI

Me valle e tupana mbrëmë simpatizantët e Lëvizjes Besa festuan në sheshin Iliria në Tetovë, përcjellë Klan M.

E ndërsa tek partitë tjera shqiptare ishte më qetë. Festonin edhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së.

Festa e këtyre dy partive po pasqyrohet edhe në bashkëpunimin e tyre të ardhshëm në këshillin komunal.  Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE tha se kanë nisur përgatitjet për bisedime me Lëvizjen
Besa për të formuar shumicën në Këshillin e komunës së Tetovës.

“Tashmë mendoj se po formalizohen ditëve në vijim negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Besës për shumicë në Këshill, bashkë vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe Besa kanë 16 këshilltarë nga 31 gjithsej, kjo është shumicë që në fillim. Do të shohim nëse edhe dikush tjetër do të bashkëngjitet kësaj shumice” – deklaroi Vllatko Gjorqev.

Për kualicionet brenda këshillit komunal kryetari Bilall Kasami dje pasi votoi deklaroi se do të bashkëpunojë me çdo parti politike që ka interesin e qytetarit.

“Vija e kuqe është interesi i qytetarëve. Çdo parti politike që ka interesin e Tetovarit do të ketë bashkëpunimin tim” – tha Bilall Kasami.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Tetovës u mbajtën për shkak të problemeve në funksionimin e këshillit komunal dhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share