Me rastin e ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës së Armatës dhe 30-vjetorit të themelimit, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot me fillim nga ora 10:00 do të realizohet gjuajtje nderi nga batalioni i artilerisë së Armatës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së.
Me rastin e Ditës së Ushtrisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant-koloneli Vasko Gjurchinovski me fjalimet e tyre do tu drejtohen të pranishmëve.