Prodhuesit e orizit bllokojnë rrugën Shtip-Koçan

KËRKOJNË RRITJE TË ÇMIMIT TË BLJERJES SË ORIZIT

Duke bllokuar rrugën Shtip – Koçan prodhuesit e orizit në Koçan protesuan në shenjë pakënaqësie rreth çmimit të blerjes së orizit. Ata besojnë se çmimi i blerjes si i orizit të bardhë ashtu edhe i elbit të orizit është shumë i ulët dhe këtë vit nuk i mbulojnë shpenzimet.

Zdravko Arsov nga Bordi iniciativ për shpëtimin e prodhimit të orizit thotë se çmimi i prodhimit është më i lartë se çmimi i blerjes. Kërkesa e tyre është që të përcaktohet çmimi i blerjes para fillimit të korrjes, ndërsa kërkohet takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Bujqësisë Ljupço Nikolovski.

ZDRAVKO ARSOV  –  BORDI INICIATIV PËR SHPËTIMIN E PRODHIMIT TË ORIZIT

Të korrat e vitit të kaluar u blenë nga 15 deri në 18 denarë, ndërsa tani blihet nga 20 deri në 22 denarë, që mund të mbijetojë, njësoj me grurin, duhanin, rrushin. Fjalë për fjalë e gjithë bujqësia është në kolaps, thotë Arsov.

Prodhuesi i orizit, Stojçe Tashovski ankohet se borxhet e tyre po grumbullohen çdo ditë, kurse fermerët po zhyten në varfëri dhe nuk mund të paguajnë pensionin dhe sigurimin shëndetësor.

Çmimi i të korrave sivjet do të rritet, sepse nafta është rritur, po kështu edhe kostoja e korrësve. Nuk e di se si do ta nis të korrat këtë vit. Një qese është 15 denarë, një qese plastike është 20 denarë, kurse një kilogram elb orizi është 20 denarë. Eshte turp. Askush nuk ka marrë naftë jeshile, është vetëm propagandë e qeverisë, thotë Tashovski.

Prodhuesit e orizit Koçanë kanë bllokuar rrugën rajonale Shtip-Koçan për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share