Presidenti shqiptar vazhdon vizitën në Kosovë, ja agjenda për sot

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është duke e vazhduar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, si presidenti i ri i Shqipërisë.

Kjo është agjenda e tij për sot:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. (Ambientet e Kuvendit, salla 204, pamje në fillim të takimit, ora 09:00-09:30).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 09:35-10:05).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:10-10:40).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon partitë minoritare. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:45-11:00).

Begaj takon komandantin e KFOR-it. (Ora 11:15-11:45).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë, ora 12:20-12:50).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 13:35–14:15).

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bën vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Ora 14:25-14:45).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share