Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollim është shprehur se dëshiron ta shohë Kosovën me një qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatikë.

Megjithatë, ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kësaj qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore, kuadrot, eksperienca dhe dituria.

Sipas tij, kjo qeveri do të ishte një qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive.

“Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një qeveri të fortë. Kisha dashur ta shoh Kosovën me njerëz punëtorë me njerëz pragmatikë. Un ë nuk kisha me thënë është një qeveri e fortë që është dinamike”.

“Dinamizmi lind prej kreativitetit. Nëse nuk je kreativ, nuk je i aftë për të krijuar ide zhvillimore. Nëse nuk ke ide zhvillimore t’i nuk ke në periudhë të caktuar kur t’i implementosh ato dhe mbetesh me duar bosh. Prandaj kjo qeveri do të ishte një qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive. E ka shumicën dhe mund t’i qojë gjërat përpara në mënyrë fantastike. Dhe e shoh se qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti. E këta njerëz nuk po i shoh në Qeverinë Kurti”, tha Pacolli./EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share